Gjenerali amerikan zbulon rrezikun e vetëm imediat për Izraelin

Editor
3 Min Read

Rreziku i një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme është zbutur disi pasi Izraeli dhe Hezbollahu nuk kanë çuar në përshkallëzim të situatës. Kështu ka theksuar, gjenerali i lartë amerikan Charles Brown. Por sipas gjeneralit amerikan Irani ende paraqet një rrezik të madh.
Brown vuri në dukje për Reuters se sulmi i Hezbollahut ishte vetëm një nga dy sulmet kryesore kundër Izraelit që u shfaqën javët e fundit.

Irani po kërcënon gjithashtu një sulm për vrasjen e një udhëheqësi të Hamasit në Teheran muajin e kaluar. I pyetur nëse rreziku i menjëhershëm i një lufte rajonale kishte rënë, Brown tha: “Ka rënë disi. Kishit dy gjëra që e dinit se do të ndodhnin.

Njëra tashmë ka ndodhur. Tani varet se si do të luhet e dyta”, tha Brown.
Brown paralajmëroi gjithashtu se ekzistonte rreziku i paraqitur nga aleatët militantë të Iranit në vende të tilla si Iraku, Siria dhe Jordania, të cilët kanë sulmuar trupat amerikane, si dhe Houthit e Jemenit, të cilët kanë shënjestruar anijet në Detin e Kuq dhe madje kanë gjuajtur dronë në Izrael.

Irani është zotuar për një përgjigje të ashpër ndaj vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, e cila ndodhi teksa ai
vizitoi Teheranin në fund të muajit të kaluar dhe për të cilën fajësoi Izraelin. Izraeli nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.
Ndërkohë, Izraeli ka bërë të ditur se ka arritur të shpëtojë një nga pengjet të cilët mbaheshin nga organizata militante e Hamasit. Kaid Farhan Alkadi, ishte marrë peng më 7 tetor, pas një “operacioni kompleks” në jug të Gazës. Autoritetet e Izraelit thanë se gjendja e tij shëndetësore ishte normale.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu foli në telefon me pengun e liruar. “I gjithë kombi i Izraelit është i emocionuar nga shpëtimi i tij”, tha kryeministri. Netanyahu tha se do të “vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të sjellë të gjithë pengjet në shtëpi”.

Ditët e fundit, Izraeli ka lëshuar disa urdhra evakuimi në të gjithë Gazën, që nga fillimi i luftës 10-mujore, duke shkaktuar një protestë nga palestinezët, Kombet e Bashkuara dhe zyrtarët e ndihmës për reduktimin e zonave humanitare dhe mungesën e zonave të sigurta./ A2

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *