Gjermania fiton me rezultat të thellë 5-1 me Skocinë. Golat

Editor
2 Min Read

Gjermania fiton me rezultat të thellë 5-1 me Skocinë.

Mes ngjyrave të kombeve pjesëmarrëse, këngëve dhe kërcimit ka nisur në Munich Kampionati Europian 2024 i Gjermanisë. Përkujtimi i legjendës Franz Beckenbauer i la vendin sfidës hapëse për turneun e 17-të Evropian, me Gjermaninë vendase që mundi pastër 5-1 Skocinë në Gupin A.

Të besuarit e Julian Nagelsmann shënuan tre herë në pjesën e parë me Uirtz, Musiala dhe penalltinë e Havertz. Në fraksionin e dytë Fullkrug dhe Can shënuan dy gola të tjerë. Skocezët mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Porteous, teksa në fund shënuan golin e ‘flamurit’ me autogolin e Rudiger.

Gjermania e nis me këmbën e mbarë aventurën e shtëpisë dhe me tri pikë kryeson Grupin A, duke pritur nesër në orën 15:00 ndeshjen mes Hungarisë dhe Zvicrës, rivalët e këtij grupi.

Ndërkohë, po nesër në orën 21:00 vëmendja do jetë në Dortmund, ku për Grupin B të Euro 2024 kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Italisë, ndërsa Spanja dhe Kroacia duelojnë po për këtë grup në orën 18:00.

Formacionet zyrtare:

Gjermani: Neuer – Kimmich, Rüdiger, Tah, Mittelstädt – Andrich, Kroos – Musiala, Gündogan, Wirtz – Havertz.

Skoci: Gunn; Tierney, Hendry, Porteous; Robertson, McGregor, McTominay, Ralston; McGinn, Christie; Adams.

\

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *