Gjermania arreston të riun që kërkohej nga SPAK

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kapet në Gjermani një shtetas shqiptar i kërkuar nga SPAK për trafik droge

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe përmes Interpol Tiranës, ka bërë të mundur arrestimin e një të riu shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale me autoritetet gjermane, në Gjermani u kap shtetasi Daniel Lalaj, 21 vjeç, lindur në Pukë, raporton noa.al.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi GjKKO-ja, në vitin 2021, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Aktualisht, Interpol Tirana thotë se është në koordinim të plotë me homologët në Gjermani për finalizimin e procedurave të ekstradimit të tij në Shqipëri. /noa.al

Foto arkivi

Scroll to Top