Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë pranë dhe kurioziteti lidhet me planin që do të udhëheqin fushatën e partive në garë.
Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se politika është e centralizuar dhe se partitë e reja janë më mirë se partitë aktuale dhe duhet dhënë mundësia që populli ‘ti vendosë në provë’.
Brizida Gjikondi:“E kanë mbyllur sistemin me ndryshimet në prill të 2008 të cilat e centralizua politikën mes PD dhe PS dhe e kanë bërë si një hinkë që këta e mbajnë dorën andej nga del uji.
Pamë një Berishë t butë kur do votohej buxheti, dhe kur doli jashtë foli për parfume jo për buxhetin. Ka shumë shpresë të partitë e reja që janë shumë më mirë se këto plakat e vjetra që janë grumbullime njerëzish me interesa. Dy forca politike kanë kapur edhe mediat dhe gjithë hapësirën.
Mes forcave të reja kanë dhe figura që janë delirante që ngjajnë me figurat që kemi. Prapë mendoj që nuk janë aq pis sa janë të tjerëet. Të paktën ti vendosim në provë. Historia e këtij 30 vjeçarit tu ketë dhënë një mesazh si nuk duhet të jenë.”.