Gjithçka nisi për një makinë, plas sherri me thika mes të rinjve 

Editor
2 Min Read

Tre të rinj janë plagosur mbrëmjen e kësaj të djele në Berat. Ngjarja ndodhi në lagjen “Uznovë”,në dalje të qytetit të Beratit, ku të rinjtë, pasi janë gërvishur me mjetet e tyre,kanë hapur krahun në anë të rrugës dhe janë përleshur. Kanë qënë dy vëllezërit Donald dhe Denis Destani,përkatësisht 29 dhe 25-vjeç,ata që pasi kanë zbritur nga mjeti i tyre,kanë thyer me leva xhamat e automjetit të shtetasit Xhuljano Hyraj,27-vjeç,automjetit tip Ford Fokus,me targa AA 562 CS.

Kanë qenë dy vëllezërit Donald dhe Denis Destani, përkatësisht 29 dhe 25-vjeç,ata që pasi kanë zbritur nga mjeti i tyre, kanë thyer me leva xhamat e automjetit të shtetasit Xhuljano Hyraj, 27-vjeç,automjetit tip Ford Fokus, me targa AA 562 CS.

Pas kësaj, dy vëllezërit dhe Xhuljano Hyraj janë konfliktuar me thika e leva, derisa i kanë ndarë.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, Donald Destani ka marrë plagë thike në shpatull, ndërsa Xhuljano Hyraj ka marrë goditje me levë në kokë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se,të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Pas mjekimit, ata do shoqërohen në Komisariatin e Policisë Berat, ku do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen ,pasi nuk dihen ende shkaqet e konfliktit mes tyre.


Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në lagjen “Uznovë”, Berat, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit D. D., 28 vjeç dhe D. D., 30 vjeç, (vëllezër), janë konfliktuar fizikisht, kanë goditur me sende të forta dhe u kanë thyer xhamat e mjeteve shtetasve Xh. H., 27 vjeç dhe Xh. K., 24 vjeç, të dy banues në Uznovë, të cilët po marrim mjekim në Spital, pa probleme për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambjentet e Komisariatit, të dy vëllezërit e përfshirë në konflikt dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *