JiL.al - Jeto i Lumtur

GJKKO “rrëzon” SPAK për Lulzim Berishën, i jep afat 4 muaj

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

GjKKO ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për pushimin e çështjes ndaj Lulzim Berishën për vrasjen e Vajdin Lames, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.

GJKKO vendosi kthimin e dosjes se SPAK per plotesim hetimesh dhe i la afat SPAK 4 muaj.

Lulzim Berisha u arrestua disa jave me parë në Spanjë dhe Shqipëria ka nisur procedurat e ekstradimit te tij.

Kujtojmë se shpallja në kërkim e Lulzim Berishës është bërë në mes të muajit dhjetor 2021, ku pas dyshimeve mbi vendndodhjen e tij i kërkohet ndihmë autoriteteve të huaja, për lokalizimin dhe arrestimin e të dënuarit.

I akuzuari si kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha u lirua me kusht në 5 dhjetor 2016, pas një vendimi të komplikuar të Gjykatës së Apelit Durrës, sipas të cilit ai përfitonte lirim të parakohshëm pasi kishte shlyer ¾ e dënimit prej 25 vitesh burg dhënë nga Gjykata e Lartë.

Por në 7 dhjetor 2021, Gjykata e Lartë, prishi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, që i fali Lulzim Berishës më shumë se 6 vite burg, bazuar edhe në një dokument punësimi të lëshuar nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Scroll to Top