Kërkon të lerë qelinë, GJKKO jep vendimin për Blerand Kozicit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e shtetasit Blerand Kozici për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg, në atë të arrestit të shtëpisë ose detyrim paraqitjeje.

Në një njoftim të GJKKO thuhet se trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjykata dhe Erjon Bani me vendimin Nr. 280, datë 20.05.2024 vendosi rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Blerand Kozici.

Kozici ishte arrestuar për trafik emigrantësh, ndërsa ishte në fazë hetimesh dhe gjykimesh, u zbulua skema se ai kishte tentuar të korruptonte prokurorë e gjyqtarë, për ti ulur masën e dënimit.

1. Kërkuesi Blerand Kozici më datën 13.05.2024, Nr. 280 Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” në atë të “Arresti në shtëpi” apo “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 237 dhe 234 i K.Pr.Penale.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjykata dhe Erjon Bani me vendimin Nr. 280, datë 20.05.2024 vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Blerand Kozici.

2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, afat i cili do të fillojë nga dita e njoftimit të vendimit.

Scroll to Top