JiL.al - Jeto i Lumtur

I akuzuar për trafik droge, GJKKO merr vendimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

GJKKO ka dënuar me 5 vite burg, Endi Braçaj, i cili akuzohet për trafik droge.

Me anë të një njoftim, GJKKO thotë se Endi Braçaj është shpallur fajtor për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa u shpall i pafajshëm për veprën penale grup i strukturuar kriminal.

Braçaj u dënua me 7 vite e 6 muaj burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi i ulet në 5 vite burgim.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 29.01.2024, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: gjykimin në themel të çështjes penale Nr.53 Regj. Them., në ngarkim të të pandehurit Endi Braçaj, akuzuar për veprat penale “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/1, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Paulin Çera, Marçela Shehu, Gentian Marku, me vendimin Nr. 34, datë 22.05.2024 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Endi Braçaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Endi Braçaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal.
Në aplikim të nenit 406 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Endi Braçaj, i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite burgim.
Vuajta e dënimit i fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit të caktimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, në mungesë të tij ose vendimit gjyqësorë të formës së prerë.
Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore mbeten në ngarkim të të pandehurit në pjesën që i takon.
Kundër këtij vendimi lejohet të bëhet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Tiranë, më datë 22.05.2024

Scroll to Top