GJKKO dënon me 1.4 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Jil
Jil
3 Min Read

GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai dënohet me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Dënimi ndaj tij parashikon edhe heqjen e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Menaxhimit të Pronave në Bashkinë e Himarës.

I cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie. Dënimi ndaj tij pezullohet në 2 vite shërbim prove. Vasillaq Strakoshës i hiqet e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Akuzat e SPAK për Goron Jorgo Goro u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre, vepër e kryer në mënyrë të përsëritur, në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në Livadh, në Bashkinë e Himarës, e cila përfundoi në pronësi të Arqile Bollanos, i komanduar dikur në krye të Bashkisë Himarë.

Pjesë e të njëjtës çështje është edhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i tokës dhe menaxhimit të pronës pranë Bashkisë Himarë. Për të, SPAK kërkoi një dënim prej 1 vit e 6 muaj burg, që reduktohet në 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Hetimet për këtë rast nisën pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili akuzon se në vitin 2016, Goro ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 metra katrorë tokë, duke e kaluar në mënyrë të paligjshme në pronësi të Arqile Bollanos.

Kjo nuk është çështja e vetme penale ndaj Jorgo Goros. Që prej marsit 2024, ai ndodhet në burg, pasi akuzohet se në bashkëpunim me vartës të tij dhe zyrtarë të Kadastrës, ka falsifikuar dokumente për të kaluar sipërfaqe të konsiderueshme të tokës shtetërore në pronësi të privatëve. Sipas SPAK, këto prona përfunduan në zotërim të një shoqërie të lidhur me Artan Gaçin, bashkëshort i deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka përfituar më pas statusin e investitorit strategjik.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania