JiL.al - Jeto i Lumtur

GJKKO merr vendimin për Emiljano Shullazin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata cakton masën e arrestit në burg për Emiljano Shullazin. Shullazi nuk ka dhënë sqarime, ndërsa avokati i tij ka kërkuar pa përdorshmëri për materialet e sky dhe enchro dhe ka mohuar përfshirjen e shullazit në ngjarjet kriminale.

Në kuadër të megaoparacionit, Gjykata e Posaçme ka vendosur të njëjtën masë sigurie për Enver Diven, Gjergj Çukali, Albert Zaja dhe Besian Xhixha.

Të dielën, Gjykata e Posaçme la në burg 9 personat të tjerë, Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe Miri Bruli.

Në përgjimet e SPAK, kanë dalë bisedat mes të arrestuarve qe u përkasin grupeve kriminale ku komunikojnë për nxjerrjen në pritë apo kryerjen e atentateve. Vetëm këto përgjime janë 20 fashikuj.

Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.

Scroll to Top