Gjobiten tre klubet e kryeqytetit, paralajmërohet Skënderbeu

Editor
4 Min Read

Komisioni i Disiplinës ka bërë publike vendimet ditën e sotme për të gjitha parregullistë e ndodhur gjatë javës dhe jo vetëm. Plot 4 klube të Superiores janë gjobitur me Tiranën, Dinamon, Partizanin dhe Bylisin të cilat e kanë pësuar për sjellje të gabuar të spektatorëve,

Ndërkohë klubi i Skënderbeut është paralajmëruar për dështimin në ekzekutimin e shlyerjes së detyrimeve financiare për 3 futbollistë. Bëhet fjalë për Krasniqin, Berishën dhe Meksin.

VENDIMET E PLOTA : 

  1. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. 
  2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. 
  3. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. 
  4. FC Dinamo, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. 
  5. Zyrtari i KF Lushnja, Klodian Dërvishi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit. 
  6. FK Apolonia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masave për zbatimin e rregullave të lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF. 
  7. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Blerim Krasniqi. KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 13.01.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin. 
  8. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Elvi Berisha. KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 4, datë 30.05.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin. 
  9. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Jorgo Meksi. KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 6, datë 07.07.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin. 
  10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Anderson Da Silva Rocha, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj. 
  11. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Çangu Akademi, Dashamir Çangu, për pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj. 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit. 

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *