GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Mësohet se GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Berishës për ndryshimin e masës së sigurisë.
Edhe për dhëndrin e ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar rekursin, duke e lënë gjithashtu në “arrest shtëpie”.