JiL.al - Jeto i Lumtur

Gjykata dënon me nga 18 vite burg Viktor Omerin dhe shokun e tij

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vranë Kleo Gërdhuqin në 2007, Gjykata e Apelit dënon me nga 18 vite burg Viktor Omerin dhe shokun e tij

Kleo Gërdhuqi u vra në stanin e tij pas një sherri për kullotat në fshatin Bestrovë në vitin 2007

Njoftimi i gjykatës:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është zhvillua çështja penale që i përket të pandehurve me iniciale F. T dhe V. O, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 78/1 e 25, 278/2 të K. Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 09.08.2007, ku në afërsi të stanit të tij, në vendin e quajtur “Mocale”, në fshatin Bestrov të rrethit Vlorë, është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi me iniciale K. G. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë të pandehurit me iniciale F. T dhe V. O.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 309, datë 11.09.2009 ka vendosur:

Të deklarojë të pafajshëm të pandehurin F. T, për kryerjen veprave penale të “Vrasje me paramendim” dhe atë të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 78/1 e 25 dhe 278/2 të Kodit Penal. Të deklarojë të pafajshëm të pandehurin V. O, për kryerjen veprave penale të “Vrasje me paramendim” dhe atë të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 78/1 e 25 dhe 278/2 të Kodit Penal. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga salla e të pandehurve F. T dhe V. O. Çështja në apel është shqyrtuar mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit dhe deklarimin fajtor të të pandehurve për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 401, datë 01.12.2010 ka vendosur:

-Prishjen e vendimit nr. 309, datë 11.09.2009 të Gjykatës së shkallës së parë Vlorë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim po asaj gjykate me tjetër trup gjykues.

Ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, është ushtruar rekurs nga të pandehurit F. T dhe V.O, të cilët kanë kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.

Gjykata e Lartë me vendimin nr. 194, datë 12.06.2013 ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr. 401, datë 01.12.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë tjetër trup gjykues”.

Në vijim, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 36, datë12.11.2013 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr. 309, datë 11.09.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt: – Të deklarojë fajtor të pandehurit F. T e V. O, për kryerjen veprës penale të “Vrasje me paramendim” dhe sipas nenit 78/1 e 25 të Kodit Penal I dënon me nga 18 vjet burg secilin.

– Të deklarojë fajtor të pandehurit F. T e V. O, për kryerjen veprës penale të “Armëmbajtjes pa leje” dhe sipas nenit 278/2 të Kodit Penal, I dënon nga 3 vjet burg secilin.

– Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal I dënon me nga 18 vjet secilin.

Edhe ndaj vendimit të lartpërmendur, është ushtruar rekurs nga të pandehurit F. T dhe V.O, të cilët kanë kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e akteve për rishqyrtim me tjetër trup gjykues. Në alternativë, prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.

Gjykata e Lartë me vendimin nr. 137, datë 10.05.2022 ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr. 36, datë 12.11.2013, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit, Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. Kleanth Zeka, kërkoi:

Ndryshimin e vendimit nr. 309, datë 11.09.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në këtë mënyrë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F.T, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K.Penal, dënimin e të pandehurit F.T me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit V.O, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit V.O, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K.Penal, dënimin e të pandehurit V.O me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

Shpenzimet proçedurale në ngarkim të të pandehurve solidarisht

Mbrojtësit e të pandehurve V. O dhe F. T, kërkuan:

Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë Vlore, që ka deklaruar të pafajshëm të pandehurit V. O dhe F. T, për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78 i K. Penal.

Në përfundim të gjykimit, më datë 24.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare z. Genti Dokollari dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe z. Fuat Vjerdha, vendosi:

-Ndryshimin e vendimit nr. 309, datë 11.09.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si vijon: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K. Penal, dënimin e të pandehurit F. T me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit V. O, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit V. O, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K. Penal, dënimin e të pandehurit V. O me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

Scroll to Top