Gjykata e Posaçme dënon me burg përjetë Laert Haxhiun

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Laert Haxhiu, një nga tre autorët e përfshirë në ngjarjen e përgjakshme që mori emrin Masakra e Lushnjës, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme. Togat e zeza kanë pranuar kërkesën e SPAK dhe e kanë dënuar këtë shtetas me burg përjetë.

Më herët, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burg përjetë, Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. Bashkë me Laert Haxhiun, ata janë autorë të ngjarjes së ndodhur në 11 Shtator 2017 në Lushnjë, ku mbetën të vdekur Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu.

Aktualisht, Haxhiu ndodhet në burg në Greqi dhe refuzon ekstradimin. Ai është dënuar më parë për këtë ngjarje me 18 vite burg në mungesë, por nuk e ka pranuar vendimin dhe ka bërë rekurs. Megjithatë, muaj më parë Gjykata e Lartë e rrëzoi kërkesën e tij dhe la në fuqi dënimin.

Scroll to Top