Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 19 mars për zhvillimin e seancës gjyqësore për Fredi Belerin, i cili kërkon shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Lartë që nuk i dha leje për t’u betuar si kryebashkiak i votuar i Himarës.
Po ashtu, Beleri kërkon shfuqizimin edhe të dy vendimeve, të Gjykatave të Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, datë 1 qershor dhe 22 maj.
Publikimi i vendimit nga Kushtetuesja vjen pak ditë pasi SPAK shpalli pretencën për Belerin duke kërkuar dënimin e tij me dy vjet dhe gjashtë muaj burgim, ndërsa për Pandeli Kokaveshin u kërkua dy vjet burg, që sipas sugjerimit të SPAK të konvertohen në katër vjet shërbim prove.
Ndërkohë që avokatët e tij iu drejtuan në re njëjtën kohë Kushtetueses të përshpejtonte procesin, të cilin mbledhja e gjyqtarëve kushtetues njoftoi se e kaloi në seancë plenare.