Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për kodin zgjedhor

Editor
1 Min Read

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor.

Vendimi u njoftua ditën e sotme (24 Dhjetor).

Padia ishte bërë për të rrëzuar paktin PD-PS për listat e mbyllura dhe ndryshime të tjera, por tashmë ankimimi nuk është marrë parasysh.

Partitë e vogla kërkuan rrëzimin e ndryshimeve në Kod, duke i cilësuar si në ‘papajtueshmëri me kushtetutën’.

Më herët, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 7 partive të vogla, kreut të demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha e 3 mbështetësve të tij, për pezullim e e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të miratuara në Korrik nga PD e PS.

Shtatë partitë e vogla u bënë bashkë kundër paktit PD-PS për mbylljen e listave dhe sot Gjykata Kushtetuese pati një seancë të hapur, ku u dëgjuan pretendimet e 7 partive dhe përfaqësuesit ligjor të Lulzim Bashës, si dhe përfaqësuesit e Kuvendit, Mimoza Arbri dhe Viktor Gumi, të cilët  kundërshtuan pezullimin.

Ndërsa brenda 30 ditëve Gjykata Kushtetuese la që të shprehej për shfuqizimin ose jo të këtyre ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ditën e sotme kjo kerkesë është rrëzuar përfundimisht.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *