Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për Sali Berishën

Editor
1 Min Read

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin për kërkesën e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha për shfuqizimin e masës së dhënë nga SPAK.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të pranojë pjesërisht kërkesën e Berishës, duke shfuqizuar masën e SPAK për ndalim të daljes jashtë vendit, ndërsa ka lënë në fuqi masën e detyrimit me paraqitje.

Berisha kërkoi shpalljen antikushtetues të vendimit për masën e ndalimit ndaj tij, me pretendimin se SPAK kishte shmangur Kuvendin e Shqipërisë, për shkak se si deputeti ai gëzon imunitet.

Por sipas Gjykatës Kushtetuese, autorizimi i Prokurorisë së Posaçme nga Kuvendi nuk ka qenë i nevojshëm dhe nuk cënon të drejtat kushtetuese.

Kushtetuesja, megjithatë, shfuqizoi vendimin e GJKKO për “ndalimin e daljes jashtë vendit”, që ka të bëjë me sekuestrimin e pasaportës.

Kështu, Berisha do të vijojë të qëndrojë nën masën “arrest në shtëpi”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *