Në një intervistë televizive, gazetari Basir Çollaku u shpreh se Transkriptimet e Encochat nuk kanë ardhur akoma në Shqipëri, pasi jemi akoma tek SKY.
Ai shtoi se ka rënë bomba në ministrinë e Brendshme sepse janë 5-7% e policisë e përfshirë në këto grup chate me grupet kriminale.
Çollaku: Transkriptimet e Encochat nuk kanë ardhur akoma në Shqipëri, jemi akoma tek SKY. Encrochat është shumë herë më i rëndë në përfshire. SPAK ka dijeni. Ka rënë bomba në ministrinë e Brendshme sepse janë 5-7% e policisë e përfshirë në këto grup chate me grupet kriminale. Janë rreth 300 në të dhënat e para dhe janë shtuar me trefish.
Nuk u vijnë materialet ministrisë së Brendshme. Pse nuk e plotësojnë ministrat dhe kryeministrat formularin për këto dosje. E dimë ne dhe SPAK se gjysma e qeverisë është në ato biseda. Këta nuk e zhdukin dot, sepse këtë bazë nuk e ka ministria, origjinali është në Francë dhe Belgjikë dhe është dështim që të hiqet një fletë këtu apo aty.