Godet me grushte gardianin e burgut, kapet nga forcat RENEA

Jil
Jil
2 Min Read

Një nga tre personat që dhunuar gardianin e burgut në Fier është vënë në pranga nga forcat RENEA. Mësohet se 38-vjeçari u vu në pranga në Fier, ndërkohë që është lënë nga Gjykata në arrest me burg. Në pranga ka rënë Eldi Nure.

Njoftimi i Policisë

Fier Kapet dhe ndalohet një shtetas i kërkuar për goditje për shkak të detyrës. Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë policore, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit në bashkëpunim me forcat e Njësisë Speciale Renea, kapën dhe ndaluan një prej autorëve të dyshuar, shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Fier.

Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. 38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. M., dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania