
Goditën me sëpatë 58-vjeçarin, Llesh Marku pas një konflikti, arrestohet Ndue Paluca.
Policia tha se ai u kap duke ikur për në Greqi, u arrestua në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit.
Kapet duke tentuar të largohej për në shtetin Grek, autori tjetër i ngjarjes së ndodhur në fshatin Shtyllas, ku babë e bir tentuan të vrisnin shtetasin Llesh Marku.
Pas disa orë kërkimesh të pandërprera, shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës.