JiL.al - Jeto i Lumtur

Goditën me grushte një person duke e bërë për spital

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy persona të moshave 50 dhe 27-vjeç janë proceduar në gjendje të lirë pasi kanë goditur me grushte një person duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Bëhet me dije se për të dy këta persona, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Njoftimi i Policisë

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Y. T., 50 vjeç dhe R. T., 27 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasin E. D., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Scroll to Top