Këtë të premte, në Komandën e Departamentit të Policisë së Santa Cruz, u arrestuan pesë persona, në kuadrë të operacionit për ngjarjen me të shtëna në San Rafael. Mes të arrestuarve janë dy shtetas brazilianë, një paraguajan, një shqiptar dhe një bolivian.
Në listën e të arrestuarëve është është braziliani i identifikuar si Maximiliano Da Fonseca, i dyshuar s ii përfshirë në trafikun e drogës, i cili ka qenë pjesë e trafikut të drogës, armëve, pastrimit të parave dhe grupeve kriminale në Brazil.
Nga ana tjetër, sipas informacioneve jozyrtare, bëjnë me dije se shtetasi shqiptar ka hyrë ilegalisht në territorin kombëtar dhe dyshohet se ka qenë drejtues i një rrjeti të kontrolluar të trafikut të substancave narkotike nga Bolivia drejt vendeve të Europës dhe Azisë.
Subjektet u kapën gjatë një sërë bastisjesh, me qëllim kapjen e atyre që dyshohet se ishin përgjegjës për vrasjen e dy personave gjatë ditëve të karnavaleve në San Ignacio de Velasco.