Goditet makina e Kryqit të Kuq në Ukrainë, raportohet për viktima

Editor
1 Min Read

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq njoftoi se tre punonjës humbën jetën dhe 2 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një sulmi ajror në Ukrainën lindore.

Kryqi i Kuq nuk mund të deklarohet se kush qëndron pas sulmit, por e quajti atë një akt të papërgjegjshëm që sulmon një grup vullnetarësh që shpërndajnë ndihma.

Agjencia tha se automjetet e saj janë të shënuara qartë dhe funksionojnë rregullisht në rajonin e vijës së parë të Donetsk.

“Unë dënoj sulmet ndaj personelit të Kryqit të Kuq në termat më të ashpër,” tha presidentja e agjencisë Mirjana Spoljaric, duke shtuar se: “Zemrat tona janë thyer sot ndërsa vajtojmë humbjen e kolegëve tanë”, raporton A2.

KNKK tha se ekipi po bëhej gati për të shpërndarë drur dhe qymyr në shtëpitë në fshatin Viroliubivka, në veri të Donetskut, kur u godit. Shpërndarja e mallrave nuk kishte filluar ende dhe asnjë banorë nuk u prek nga shpërthimi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *