
Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, gjatë një konflikti, është dhunuar fizikisht shtetasi A. V., 56 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me një send të fortë, me gjasë me tytën e një pistolete. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, gjatë momentit të goditjes, arma dyshohet të jetë shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar dëmtime të tjera. Si provë materiale, Policia ka sekuestruar një gëzhojë arme zjarri në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.