Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës në Itali! 45 arrestime

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në fokus të veprimtarisë hetimore janë grupet kriminale të specializuara në trafikun e drogës, me një sistem të strukturuar për importimin e drogës nga Amerika e Jugut, Maroku dhe Holanda. Substancat u shpërndanë më pas nga provinca e Brescias në të gjithë Italinë. Autoritetet theksuan se operacioni përbën një goditje të rëndë për trafikun e drogës në Itali dhe demonstron angazhimin e vazhdueshëm të forcave të rendit në luftën kundër krimit të organizuar.

Hetimi, i cili zgjati disa muaj, kërkoi përdorimin e mjeteve të avancuara teknologjike për të monitoruar aktivitetet e paligjshme, si dhe bashkëpunimin midis forcave të ndryshme të policisë dhe magjistratëve.

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës me qendër në Brescia, Itali, është goditur nga policia italiane, nën koordinimin e Drejtorisë Antimafia. Droga importohej nga Amerika e Jugut, Maroku dhe Holanda dhe grupi kishte lidhje të ngushta me grupet kriminale të “Ndrangheta”, “Cosa Nostra”, “Camorra”, “Stidda” dhe “Sacra Corona Unita”.

Sipas mediave italiane, janë ekzekutuar 45 masa paraprake, prej tyre 30 “arrest me burg”, 12 “arrest shtëpie” dhe 3 “detyrim paraqitje”.

Të arrestuarit janë shtetas italianë, shqiptarë dhe afrikano-veriorë, rezidentë në provinca të ndryshme italiane, duke përfshirë Brescia, Reggio Calabria, Catanzaro, Napoli, Palermo, Romë, Milano, Foggia, Cosenza, Ragusa, Trapani, Mantua, Kremona, Pavia, Chieti, Bolzano dhe Biella.

Scroll to Top