Goditi me send të fortë, një 65-vjeçar, arrestohet 29-vjeçari.

Editor
1 Min Read

Sapo janë njoftuar për një konflikt ndërmjet 2 shtetasve, në një lokal në fshatin Perondi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe për të arrestuar përgjegjësin/it.

Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 29 vjeç (shtetas me probleme mendore), banues në Kuçovë, i cili për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, goditi me send të fortë, shtetasin Xh. Sh., 65 vjeç. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e shtetasit K. K., shtetasin S. K., 56 vjeç, pasi ka kanosur 65-vjeçarin, që të tërhiqte denoncimin e bërë në Polici, për këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *