
Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pas një konflikti në fshatin Pulaj-Plazh, Velipojë, ku goditi me sende të forta një 64-vjeçar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, ndërsa policia bën me dije se viktima nuk ka rrezik për jetën. Forcat e rendit po vijojnë hetimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.