
Shqipëria kaloi në avantazh, kur luhej minuta e 29-të e ndeshjes me Letoninë. Një episod që i bëri lëmsh të gjithë, edhe vetë UEFA-n.
Fillimisht goli i avantazhit për Shqipërinë u shënua për Manajn te UEFA. Më pas ishte Cernomordjis, të cilit iu shënua emri si autor i autogolit.
Në pamje të tjera ka dyshime se është Manaj autor i golit.
Formacionet zyrtare:
Letonia (3-5-1-1): Zviedris; Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis; Jaunzems, Saveijevs, Ciganiks, Varslavans, Zelenkovs; Ikaunieka; Gutkoskis Trajner: Paolo Nicolato
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Shehu, Laçi; Broja, Hoxha, Manaj Trajner: Sylvinho