Gonxhja: 17 436 biznese të reja të regjistruara

Editor
1 Min Read

Aktiviteti i bizneseve në vendin tonë rezulton me një rritje për sa i takon numrit të bizneseve të regjistruara në raport me ato të çregjistruara.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha sot në fjalën e mbajtur në Kuvend se, “gjatë vitit 2023, në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë regjistruar 16 835 biznese dhe janë çregjistruar 3 329 të tilla”.

Sipas tij, numri i regjistrimit të bizneseve ka qenë më i lartë se numri i çregjistrimeve.

“Me bazë vjetore rezulton një diferencë pozitive e numrit të regjistrime prej 13 506 biznese të reja”, u shpreh ai.

Ministri theksoi se trendi pozitiv i këtij raporti ka vijuar edhe gjatë këtij fillimviti.

“Referuar statistikave të QKB-së, për periudhën janar – mars 2024, janë regjistruar 4 785 biznese dhe janë çregjistruar 855. Ndërkohë që janë regjistruar 3 930 sipërmarrje të reja  fizike, juridike”, tha ministri.

Gonxhja informoi se në total, për periudhën 15-mujore (janar 2023 – mars 2024), rezulton se janë regjistruar 17 436 biznese të reja, në sistemin e tatim taksave.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *