Grabisnin banesat në Luksemburg arrestohen dy skifterët shqiptarë

Editor
2 Min Read

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga Policia e Luksemburgut, pasi akuzohen për grabitje të banesave me dhunë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit shqiptar përmes një njoftimi, ku theksohet se FAST Albania ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë operacion.

Në njoftim po ashtu bëhet me dije se shtetasit e arrestuar janë 28 dhe 29 vjeç, të lindur në Pukë dhe Mirditë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FAST Albania kontribuojnë gjatë zhvillimit të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “Together”. Operacioni, nga FAST Luksemburgu, në koordinimin e rrjetit ENFAST. Si rezultat i sigurimit dhe shkëmbimit të informacioneve nga Policia e Shtetit, lokalizohen në Luksemburg dhe vihen në pranga 2 shtetas shqiptarë, të akuzuar për vjedhje me dhunë në banesa në Luksemburg.

Në kuadër të operacionit “Together”, informacionet e siguruara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FAST Albania, si dhe të shkëmbyera me FAST Luksemburgun, nëpërmjet rrjetit ENFAST, mundësuan kapjen në Luksemburg të shtetasve shqiptarë K. B. alias K. N., 29 vjeç, të lindur në Mirditë dhe K. M., 28 vjeç, të lindur në Pukë. 2 shtetasit akuzohen për kryerje të vjedhjeve me dhunë në banesa në Luksemburg. Policia e Shtetit mbetet plotësisht e gatshme për të bashkëpunuar me homologët, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *