Grabitën me armë karburantin, arrestohen dy vëllezër

Editor
2 Min Read

Grabitën me armë karburantin, arrestohen dy vëllezër.

‘Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në inteligjencën informative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers”, si rezultat i të cilit janë kapur dhe ndaluar shtetasit në kërkim: A. Ç., 21 vjeç dhe G. Ç., 27 vjeç (vëllezër), të dy banues në Krujë.

Shtetasin A. Ç., Gjykata e Apelit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë, të një shume parash, në një karburant, në fshatin Arramerras, në vitin 2021.

Gjithashtu, dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasi G. Ç., më datë 07.04.2024, kanë goditur me grushte shtetasin S. D. dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *