Grabitet një automjet në Shkodër arrestohet autori

Editor
2 Min Read

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 38-vjeçar me inicialet G.T., i cili dyshohet se vodhi gjatë pasdites së djeshme, automjetin e një 20-vjeçari dhe një çantë me sende personale në automjetin e një shtetasi tjetër.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Golf 4” dhe çanta me sendet personale të drejtuesit të automjetit tjetër.

“Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari që dyshohet se vodhi gjatë pasdites së djeshme, automjetin e një 20-vjeçari dhe një çantë me sende personale në automjetin e një shtetasi tjetër.

Sekuestrohet automjeti i vjedhur, të cilin 38-vjeçari e ka drejtuar pa leje drejtimi.

Sekuestrohet edhe çanta me sendet personale të drejtuesit të automjetit tjetër, e cila u gjet gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, për identifikimin e autorit të vjedhjes së automjetit tip “Golf 4”, pasditen e djeshme, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi:

G. T., 38 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasditen e djeshme, ka vjedhur një automjet tip “Golf 4” dhe një çantë me sende personale në një automjet tjetër.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 38-vjeçari nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Automjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, u sekuestrua çanta me sendet personale të drejtuesit të automjetit tjetër, e cila u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, – njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *