Grabiti 4 lokale në vetëm pak ditë, 22-vjeçari përfundon në prangat

Editor
1 Min Read

Një 22-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi i riu ka kryer 4 vjedhje nga data 15 nëntor deri më 2 dhjetor.

Sipas policisë i riu me inicialet A. D. dyshohet se është autor i vjedhjeve. Vjedhjet janë regjistruar në lagjen nr. 13 në Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Durrës/ Zbardhen 4 raste të vjedhjes në lokale, vihet në pranga autori i dyshuar. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimeve të pronarëve të disa lokaleve, për vjedhje në subjektet e tyre, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë vënë në pranga shtetasin A. D., 22 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në datat 15.11.2024, 30.11.2024 dhe 02.12.2024, ka kryer vjedhje në 4 lokale në lagjen nr. 13, Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *