Grabitja në aeroportin e Rinasit/ SPAK kërkon 19 vite burg

Editor
1 Min Read

SPAK shpall pretencën për Talo Çelën, lidhur me mega-grabitjen e 4.5 milione eurove në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ngjarje e shënuar në muajin prill të vitit 2019.

SPAK kërkon dënimin e tij me 19 vite burgim.

Pas leximit të pretencës, avokati i Talon Ccelës kërkoi pak kohë të njihej me materialin e SPAK.

Gjykata e Posaçme e përbërë nga Erjon Bani, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri caktuan seancën gjyqsore në datë 21 nentor ora 10.00, ku do shpallet vendimi lidhur me Çelën.

Ky i fundit është një nga personat më të shumëkërkuar në Shqipëri. Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”, që çoi në kapjen e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajt si dhe të disa personave të tjerë, pjesë e botës së krimit.

Për ngjarjen e 2019, GJKKO në tetor të vitit të shkuar dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal.

Klement Çala u dënua me 20 vite, ndërsa gjashtë të tjerët Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkond Bengasi dhe Eldi Çala me 17 vite burg.

Të dënuarit po e vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *