Policia ka arritur të zbardh vjedhjen e 200 mijë eurove në zonën e ish bllokut më datë 4 tetor.
Falë hetimeve janë shpallur në kërkim 4 shtetas gjeorgjianë, për të cilët po punohet për kapjen e tyre.
Ndërkohë, është bërë e mundur sekuestrimi i një motomjeti, si dhe po vijon puna për gjetjen e automjetit e cila u përdor në kryerjen e kësaj ngjarjeve.
Mësohet se gjeorgjianët kanë hyrë në vendin tonë nga Maqedonia e Veriut me nje makinë të marrë me qira atje. Në Shqipëri kanë blerë motorin me të cilin u bë vjedhja.
Taksisti po transportonte çantën me shumën 200 mijë euro, siç pretendon shoferi nga një pikë e këmbimit valutor në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut.
Në një moment dy persona që kanë qenë duke lëvizur me motor dhe skafandra janë afruar, kanë thyer xhamin e dritares ku ishte çanta me para.
Njëri prej tyre ka futur kokën, e ka marrë dhe janë larguar me shpejtësi.
Janë shpallur në kërkim 4 gjeorgjianët:
Levan Kiria, 30 vjeç
Tengiz Natchkebia, 36 vjeç
Noshrevani Kutalia, 30 vjeç
Yousuf Bozkurt, 31 vjeç
Njoftimi i policisë:
‘Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se autorë të dyshuar të kësaj vjedhje janë shtetasit L. K., 30 vjeç, T. N., 36 vjeç, N. K., 30 vjeç, dhe Y. B., 31 vjeç, me shtetësi gjeorgjiane, për të cilët po punohet për kapjen dhe arrestimin e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një motomjet, si dhe është shpallur në kërkim një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së kësaj ngjarje.’