Grabitja e supermarketit në Lezhë, në pranga dy punonjësit

Editor
2 Min Read

Policia në Lezhë njofton se ka vënë në pranga dy punonjës të shërbimit privat kontraktuar për ruajtjen e sigurisë fizike të një supermarketi ku u krye vjedhje.
Gazetari Elidon Ndreka raporton se në pranga kanë rënë shtetasit Gëzim Biba dhe Tonin Nikolli. Ata akuzohen për shpërdorim detyre. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e hajdutëve.
“Në vijim të hetimeve të thelluara dhe veprimeve operacionale që po kryhen nga strukturat hetimore të Policisë së Lezhës, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe të rrethanave të vjedhjes me thyerje, të kasafortës me xhirot e ditëve të fundit, në një supermarket në fshatin Ishull Lezhë, rast i njoftuar rreth orës 07:30 të mëngjesit të djeshëm, ju informojmë se:

Komisariati i Policisë Lezhë ka vënë në pranga shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Balldre dhe shtetasin T. N., 55 vjeç, banues në Lezhë, të dy punonjës të shërbimit privat, i kontraktuar për ruajtjen e sigurisë fizike të supermarketit ku u krye vjedhja.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas më datë 28.10.2024, në orën 04:15, kanë shkuar për të verifikuar një sinjal alarmi te ky supermaket. Ata dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat për kontrollin e objektit në perimetrin e tij, si dhe nuk kanë përmbushur detyrimin për njoftimin e Policisë. Mosveprimet e tyre dyshohet se kanë favorizuar autorët e vjedhjes, për kryerjen e krimit.

Materialet procedurale për të dy shtetasit i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkaq, vijojnë hetime intensive për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e kësaj vjedhjeje”, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *