Një grabitje me armë dyshohet se ka ndodhur në Valias.
Gazetari , Esido Barkaj bën me dije se një qytetar në Valias ka lajmëruar policinë ku ka deklaruar se dy persona me makinë dhe të armatosur e kanë grabitur duke i marrë lekët dhe disa sende me vlerë.
Policia ka nisur hetimet ku po kqyr kamerat e sigurisë në zonë. Nuk përjashtohet as pista e deklarimit të rremë pasi ka dyshime se ngjarja mund të jetë e sajuar nga qytetari pasi deri tani nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të mjetit apo të autorëve.
Kjo për shkak se në deklaratën e tij ai nuk ishte shumë i qartë për vendin apo mënyrën sesi e kanë grabitur.