Gramsh – Arrestohet 63-vjeçari që kultivonte kanabis në pyll, në kërkim djali në Tiranë

Jil
Jil
2 Min Read

24 Qershor, 20250- Një tjetër goditje ndaj veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike është shënuar në Gramsh, në kuadër të planit operativ kombëtar “Koordinata”. Pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, Policia e Gramshit finalizoi me sukses operacionin e koduar “Survejimi”, duke arrestuar në flagrancë një shtetas që kishte mbjellë bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar dhe mbante në banesë armë pa leje.

I arrestuari është Myrtezan Hoxha, 63 vjeç, banues në fshatin Grazhdan, i cili u kap nga shërbimet e Policisë teksa kujdesej për 35 bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të kultivuara në pyll pranë banesës së tij.

Gjatë kontrollit në banesë, policia zbuloi dhe sekuestroi:

2 armë gjahu të mbajtura pa leje,

2 radio komunikimi që imitonin pajisjet e Policisë,

60 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Po në lidhje me këtë rast, është shpallur në kërkim edhe djali i të arrestuarit, A. Hoxha, 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga hetimet dyshohet se ka bashkëpunuar me babain e tij për kultivimin e bimëve narkotike. Vijojnë veprimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Bimët narkotike janë asgjësuar në vend, ndërsa të gjitha provat materiale janë sekuestruar në funksion të hetimeve.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit, për ndjekjen penale të shtetasve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, për veprat:

“Kultivimi i bimëve narkotike”

“Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

“Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”

“Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Policia e Elbasanit nënvizon se operacionet kundër kultivimit të kanabisit do të vijojnë pa ndërprerje dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo veprimtari të paligjshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania