Greqia do të zhvillojë një sistem të mbrojtjes ajrore të ngjashëm me Kupolën e Hekurt të Izraelit, me qëllim që të mbrojë vendin nga kërcënimet ajrore. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias.
Duke diskutuar përdorimin e fundit nga Izraeli të sistemit të mbrojtjes raketore Iron Dome për të bllokuar sulmin masiv me dron dhe raketa të Iranit në territorin izraelit, Dendias tha:
“Vendi duhet të mbrohet… Duke shqyrtuar konfliktin në Ukrainë, ne kemi arritur në përfundimin se është e domosdoshme të ndërtohet një kupolë kundërajrore dhe kundër dronëve”.