Greqia kërcënon Turqinë: Ankaraja ka shkelur ujërat territoriale

Editor
1 Min Read

Me anë të një paralajmërimi të ashpër për rivalin e saj në Egje, Turqinë, Greqia theksoi se nuk do të tolerojë asnjë aktivitet të paligjshëm turk brenda zonës ekskluzive ekonomike të krijuar nga marrëveshja e vitit 2020 midis Athinës dhe Kajros.

“Asnjë ‘respekt’ nuk është treguar nga pala turke dhe si rrjedhojë asnjë respekt nuk do të tregohet në të ardhmen nga Forcat e Armatosura Greke ndaj veprimeve të paligjshme të Turqisë brenda zonës së përcaktuar ligjërisht midis Greqisë dhe Egjiptit, siç parashikohet nga Kushtetuta e Republikës së Greqisë“, tha Ministria e Mbrojtjes, citon Ekathimirini.

Ky paralajmërim vjen pas një incidenti detar në Egjeun juglindor, ku një flotilje me anije turke u afrua pranë ishujve grekë të Kassos dhe Karpathos.

Turqia pretendoi se një anije kërkimore kishte shkelur shelfin e saj kontinental, duke pohuar se i kishte dhënë leje anijes që të kryente kërkimet dhe të nisej.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *