JiL.al - Jeto i Lumtur

Gruaja bie për vdekje e kapur nga kabina e teleferikut

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në itali. Bëhet me dije se një grua ka rënë tragjikisht nga më shumë se 100 metra lartësi pasi u tërhoq aksidentalisht rreth 50 metra mbi luginë nga kavot e një teleferiku të vogël ku po ngarkonte bagazhet e saj, i cili u aktivizua papritur. Gruaja tragjike e quajtur Margherita Lega, kishte dalë për ekskursionin në zonën alpine në veri të Italisë, me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, para se të ndodhte tragjedia mesditën e sotme.

41-vjeçarja raportohet se po ngarkonte bagazhet e saj në mjetin e vogël për transport mallrash teleferica i cili nuk transporton njerëz, por rrobat e saj u kapën në kavot e makinerisë që u ndez papritur. Viktima raportohet se ishte mbajtur për rreth 50 metra në kavon e lëvizshme por kur e lanë fuqitë duket se u lëshua drejt vdekjes. Familjarët e saj dëshmuan ngjarjen tragjike ndërsa bashkëshorti është shoqëruar në polici në lidhje me incidentin, teksa hetimet e zyrtarëve vazhdojnë.

Familja besohet se do të shkonte në viletën malore në Calasca Castiglione për të pushuar, para se të ndodhte tragjedia. Kryebashkiakja e Calasca Castiglione, Silvia Tipaldi, tha se ishte e shokuar nga ngjarja dhe dërgonte ngushëllime familjarëve. Tipaldi shtonte se dokumentacioni i teleferikut të mallrave ishte i rregullt dhe se autoritetet besojnë se ngjarja është aksidental. Fshati turistik i Drocala ku familja ishte drejtuar ka vetëm disa vila private dhe besohet se familjarët kishin të njohur aty.

Linja kabllore teleferike lidh fshatin Olino me luginën alpine Drocala në një distancë prej rreth 400m dhe përshkon një faqe të pjerrët mali. Ajo operohet nga dy njerëz, një për çdo pike, lart dhe poshtë, ndërsa kontrollohet nga pika e ulët. Prokurorët thanë se po hetojnë nisjen e papritur të sistemit që nisi të ngrihej drejt malit. Lugina Anzasca është një zonë e njohur ekskursionesh në Piemonte pranë Torinos. E ndjera ishte nga Fiavè, në rajonin e Trento tre orë lag me makinë nga Calasca Castiglione. Italia është tronditur nga disa incidente teleferikësh vitet e fundit,

Scroll to Top