JiL.al - Jeto i Lumtur

Grupi OTP feston 5-vjetorin e tij në Shqipëri!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tiranë, 26 mars 2024 – Grupi OTP shënoi përvjetorin e tij të pestë nëpërmjet prezencës së Bankës OTP Albania në Shqipëri, duke e kremtuar këtë moment historik përmes një ceremonie të veçantë.

Kjo bankë ka arritur piketa mjaft të rëndësishme në një kohë tepër të shkurtër, të cilat morën vëmendjen e merituar me këtë festë mes miqsh, e organizuar pikërisht në muajin që shënon 5 vjet OTP në Shqipëri nga viti 2019 dhe plot 20 vite aktivitet dhe përvojë bankare në treg, që nga themelimi i saj në vitin 2004.

Arritjet e bankës OTP Albania në këto pesë vite, e kanë përforcuar statusin e saj si bankë lider në Shqipëri. Strategjia me synim rritjen në treg, agresiviteti në kredidhënie, inovacioni dhe kultura e shërbimit janë kolonat ku bazohet banka dhe do të jenë edhe në të ardhmen.

Në fjalën hapëse të ceremonisë së 5-vjetorit, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, Bledar Shella u shpreh mes të tjerash se: “Pavarësisht gjithë sfidave që kemi kaluar, fokusi ynë ka qenë gjithmonë ndaj kënaqësisë së klientit, pasi ne kërkojmë të ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë me çdo klient duke reflektuar kështu edhe prezencën dhe strategjinë tonë. Sot Banka OTP Albania është e frymëzuar për të ardhmen duke parë arritjet e këtyre pesë viteve, duke qenë se në këtë periudhë Banka ka dyfishuar numër klientësh, ka rritur ndjeshëm numrin e degëve dhe ka bërë mjaft investime të cilat janë materializuar edhe në Performancën tonë financiare.”

Scroll to Top