
Janë publikuar pamjet e sherrit të regjistruar ditën e djeshme në njësinë administratove Ostren të Bulqizës, gjatë një takimi elektoral të demokratëve.
Siç shihet edhe në pamjet e filmuara nga një kamer sigurie, një person qëndron në ambientet e jashtme, duke folur në telefon dhe më pas afrohet një person tjetër.
Pas një konflikti verbal, ata janë përfshirë menjëherë në konflikt fizik duke e goditur njëri-tjetrin dhe më pas janë përfshirë edhe personat e tjerë, të cilët dalin nga lokali, ku një pjesë e mirë e tyre tentojnë të parandalojnë konfliktin.
Në lidhje me këtë sherr, Policia njoftoi sot se kishte nisour procedimin penal ndaj drejtuesit politik të PD-së në Dibër, Xhelal Mziut dhe nipit të tij, Elvis Mziu për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Sipas autoriteteve, ata dyshohet se kanë goditur me grushte, 33-vjeçarin Kalosh Murra nga Shupenzë, i cili është punonjës i Bashkisë së Bulqizës në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale.
Në reagimin e tij, Xhelal Mziu pretendoi se Kalosh Murra po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë ishin larguar pas kërcënimeve dhe një pjesë tjetër i kanlë shprehur shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.
“Pas paralajmërimit për denoncomin e tij, personi në fjalë ka komikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg, çka konfirmon se e gjitha ishte e inskenuar dhe organizuar për të shantazhuar qytetarët.
Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuersve të opzitës, kanë mbërriur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine.” – shprehej në reagimin e tij Xhelal Mziu.