Grushti që tronditi Turqinë, arbitri: Presidenti më tha ‘do të të vras’

Editor
1 Min Read

Turqia u trondit dje kur ish-presidenti i klubit turk të futbollit, Ankaragucu, Faruk Koca goditi me grush pas ndeshjes arbitrin Halil Umut.

Federata e futbollit në këtë vend pezulloi pa afat kampionatin elitar, me presidentin Koca që u vendos në pranga, teksa arbitri ka zbuluar edhe detaje.

“Kur isha në tokë, të gjithë njerëzit më goditën disa herë në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Faruk Koca para të gjithë bashkëpunëtorëve të mi më tha: ‘Do të të vras'”, tha arbitri.

Veç tij, edhe Shoqata e Arbitrave ka mbështetur arbitrin dhe ka thënë se do jenë me të për çdo vendim.

“Do të bëj denoncim kundër Faruk Kocas dhe personave të tjerë që më rrahën. Nuk dua të bëj kompromis.

Kjo është gjithçka që kam për të thënë. Të gjithë e panë atë që ndodhi mbrëmë. Nuk kemi çfarë të shtojmë”, deklaroi arbitri Arda Kardesler.

Faruk Koca ka dhënë dorëheqjen pasi goditi dje me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler në fund të ndeshjes me Rizesporin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *