Habitet policia holandeze, gjen 250 kg kokainë në arkivolë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia holandeze ka sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kokainë që ishte fshehur në dy arkivole.

Lënda narkotike u kap në zonën jugore të Numansdorp, teksa policia ndaloi një furgon, shoferi i të cilit po sillej në mënyrë të dyshimtë.

Policia e pyeti atë se çfarë transportonte dhe ai tregoi se kishte dy trupa të pajetë në dy arkivole, por dokumentet që ai kishte nuk korrespondonin.

Kështu, furgoni me arkivole u shoqërua në agjenci, ku brenda tyre u gjetën çanta të mbushura me kokainë, që pas peshimit rezultuan 250 kg.

Sipas autoriteteve, nëse lënda narkotike do të dilte në treg ajo do të arrinte shifrat e 13 milionë eurove.

Scroll to Top