
Blutë kanë gjetur një kontenier pranë një pike turistike. Policia e Pukës ka nisur hetimet për një 60-vjeçar pasi përvetësoi dhe tjetërsoi një nga kontenierët e Policisë në Qafë Shllak, përgjatë aksit Fushë-Arrëz – Kukës.
Njoftimi i policisë, Pukë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. L., 60 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka dëmtuar një kontenier në përdorim nga Komisariati i Policisë Pukë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, informoi sot policia.