Hidhet lëndë shpërthyese në oborrin e një banese në Divjakë
‘Rreth orës 04:30, në fshatin Shënepremte, Divjakë, në oborrin e banesës së shtetasit Refat Murrizi, 67 vjeç, është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë shpërthyese artizanale, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve’, informon policia.