Hidhet në ‘erë’ një parking nëntokësor, të paktën 2 viktima

Editor
1 Min Read

Një shpërthim i madh ka ndodhur në Zvicër, ku si pasojë kanë humbur jetën edhe dy persona dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Siç raportohet dy persona janë gjetur të vdekur pas shpërthimeve në garazhdin e një ndërtese apartamentesh në veri të Zvicrës.

Mediat zvicerane kanë raportuar se shpërthimet kanë krijuar re të madhe tymi që dukej edhe nga larg dhe po ashtu janë dëgjuar edhe jashtë qytezës. Ndërsa policia ka thënë se zjarri ishte përhapur në disa kate të ndërtesës dhe se njerëzit ishin evakuuar. Shpërthimet ndodhën në qytezën Obersiggenthal.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *