Ky është momenti kur një hidroplan nga vendet e Bashkimit Europian ka mbërritur në Shëngjin për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Situata ka dalë jashtë kontrollit ditën e sotme kur zjarri ka rrethuar disa hotele dhe një resort turistik, teksa ka shkrumbuar kodrën me pisha në zonën midis Ranës së Hedhun dhe Portit të Shëngjinit.
Ministria e Mbrojtjes kërkoi përmes mekanizmit të Emergjencave Civile të BE-së ndihmë për dy avionë Canadair për shuarjen e flakëve.
Deri në këto momente, në zonë ishin angazhuar dhjetra zjarrfikës nga toka si dhe një helikopter i Forcave Ajrore.