Bollano në krye të Himarës, reagon Beleri nga burgu

Editor
2 Min Read

Kreu i zgjedhur i Bashkisë Himarë Fredi Belri ka reaguar nga burgu, në lidhje me emërin në krye të bashkisë të Arqile Bollanos.

Beleri shkruan se u grabit sovraniteti i popullit të Himarës dhe se u emëruar ndihmësi dështak i ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, i cili po ashtu ndodhet prapa hekurave.

Në fund Beleri thekson se ‘banda’ që ka uzurpuar Bashkinë Himarë, do të dalë para drejtësisë.

Sot , Partia Socialiste  dhe Kryeministri Rama , nepermjet veglave qorre qe i sherbejne ne menyre te paskrupullt dhe nepermjet  forces se pushtetit politik , konsumuan grabitjen e radhes se sovranitetit te popullit te Himares duke caktuar si “kryetar te emeruar” nje te pavotuar , nje njeri qe nuk perfaqeson askend , nje sherbetor te pushtetit dhe nje deshtak ne administrimin e Himares .

Vendosja ne krye të Bashkise e ndihmesit nr 1 te deshtakut Jorgo Goro , servilit Arqilea Bollano , tregon se Rama do pasurite e Himares , pronat e saj , ujin e saj , detin dhe vegel me te mire per te grabitur se ky lake i verber nuk mund te gjente !

Hajdutlleku i “kryetarit te pavotuar” i faktuar ne 200 faqe raport nga kontrolli i KLSH-së dhe 10 milione euro abuzime  me tendera, eshte unaza qe e mban per hunde te perzgjedhurin e Partise ne pushtet .

I premtoj popullit te Himares se  shume shpejt kjo bande qe ka uzurpuar Bashkine Himare dhe abuzon cdo dite me pushtetin e pamerituar , te vjedhur dhe te sajuar nepermjet makinacioneve politike te ulëta, do te dale para drejtesise me cdo kusht !

Falenderoj nga zemra cdo qendrestar , cdo keshilltar te ndershem , cdo qytetar te Himares qe po i kundervihet autokracise se instaluar ne vend dhe premtoj se do te angazhohem personalisht më fuqishem se kurre per te demaskuar dhe luftuar kete kaste dhe regjim autokratik .

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *